Ikja e opozitës nga Kuvendi, Spiropali: Jemi të trishtuar, por presim deputetët e rinj

Report TV 2019-03-15

Views 0

Elisa Spiropali tha se shumica do të futet në zgjedhjet e qershorit, pavarësisht vendimit të opozitës, ndërsa shtoi se pret që deputetët e rinj të opozitës të bëjnë detyrën në Kuvend. "Presim që deputetët e rinj të opozitës të bëjnë detyrën e tyre. Për ne janë seriozë, legjitime, janë në listat e PD-së dhe LSI-së, që nuk i kemi hartuar ne, por liderat respektive të partive. Kemi trishtim për gjendjen e opozitës, pasi nuk do ta kishim imagjinuar kurrë as në ëndrrat tonë më të shfrenuara që opozita do të hidhej në humnerë. Parlamenti vijon punën, pavarësisht thirrjeve të papranueshme për të sulmuar Kuvendin apo për të goditur deputetët. Ne do të shkojmë në zgjedhjet lokale" tha ajo.

Share This Video


Download

  
Report form