Duka në “Top Talk”: Paketa ligjore, formalizimi i klubeve dhe ndërprerja e “bojkotit” nga nesër

Top Channel Albania 2019-03-15

Views 1

Dhuna në stadiume ishte sot objekt i një tryeze të gjerë, të organizuar nga FSHF-ja, me praninë e grupeve të interesit dhe qeverisë. Shkak për këtë tryezë u bë dhuna ndaj arbitrit në ndeshjen Kamza-Laçi, si dhe vendimi i Kolegjit të Arbitrave për të pezulluar praninë në garat sportive deri në garantimin e sigurisë së tyre. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte këtë të hënë i ftuar në studion e emisionit ?Top Talk? të gazetarit Denis Dyrnjaja, për të folur në lidhje më këtë problematikë.

http://top-channel.tv/programe/toptalk/

Share This Video


Download

  
Report form