Ora News – Gjeoshkencat: Situata më kritike nesër dhe pasnesër, kjo situatë ndryshe nga të kaluarat

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Petrit Zorba, ekspert i pranë Institutit të Gjeoshkencave, duke sqaruar situatën nga moti i keq në vend, thotë se kjo situatë ka disa karakteristika krahasuar me rastet e tjera.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejt në ekranin e Ora News, Zorba tha se situata nga reshjet do të shkojë drejt përmirësimit, por lumenjtë do të mund të tejfryhen gjatë së shtunës dhe të dielës.

Zorba: Unë do të evidentoja disa pika kryesore. Në radhë të parë, kjo situatë ka përfshirë të gjithë territorin, në raste të tjera kanë prekur zona të caktuara. Në këtë rast kemi një situatë krejt të veçantë.

E dyta, masat ajrore kanë qenë nga jug-perëndimi duke sjellë temperatura të larta. Kjo ka bërë që reshjet e shiut të shtohen. Pellgu ujëmbledhës i Shqipërisë është më i madh se territori për shkak se grumbullon ujëra edhe nga fqinjët.

Edhe gjatë dy-tre javëve të fundit ka pasur reshje, që do të thotë se toka ka qenë e ngopur me ujë.

Për muajin nëntor në kontinentin evropian kemi pasur 8 stuhi dhe nga këto 6 kanë prekur Mesdheun si dhe 4 Ballkanin.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/gjeoshkencat-situata-me-kritike-neser-dhe-pasneser-kjo-situate-ndryshe-nga-te-kaluarat

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS