Ceshtja e Kosoves, Vucic takon patriarkun Irinej

RTV KLAN 2019-03-15

Views 1

Është ora 7 e Mëngjesit. Patriarkana e Kishës Ortodokse Serbe është bërë gati për të pritur krerët e shtetit. Kisha ortodokse ka patur zëra, që nuk i kanë pëlqyer politikës, por kryesisht qëndrimi zyrtar për Kosovën ka qenë se duhet zgjidhur brenda Kushtetutës së Serbisë.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, bashkë me kryeministren e shefin e diplomacisë u takuan patriarkun Irinej.  Gjendja në Kosovë po vështirësohet gjithnjë e më shumë vlerësuan në takim.
Patriarku tha se është me rëndësi që shteti dhe kisha të kenë mendime të përbashkëta. Për Kosovën duhen veprime të kujdesshme.  Vuçiç vlerësoi se platforma është ofenduese dhe se nuk mund të negociohet mbi këto parime.

Mirosllav Gavriloviç - Irinej, Patriark i Kishes Ortodokse Serbe: Është e rëndësishme të kemi mendim të përbashkët për këto probleme dhe se si të reagojmë. Kjo ka qenë tema dhe këto takime duhet të bëhen më të shpeshta. Ashtu siç paraqiten problemet ashtu edhe në të flasim dhe të gjejmë zgjidhjen e duhur. Të kemi qëndrim të përbashkët si kishë dhe si shtet.

Alleksander Vuçiç, President i Serbisë:  Kemi lëshuar 10 fletëarreste për serbët. E keni parë që Zoti Thaçi ka thënë vetë se disa prej këtyre serbëve duhet dëbuar nga Veriu. Kjo na tregon se çfarë kanë në plan dhe cilat do të jenë veprimet e tyre në të ardhshme. Jemi gati për bisedime, por bisedimet bëhen me ata që kanë vullnetin e duhur.  

Ky takim u zhvillua pas një reagimi të ashpër për platformën e Kosovës. Kundër idesë së Vuçiç për përkufizimin kanë qenë zëra të kishës nga Kosova.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form