Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka kërkuar nga serbët e Kosovës protesta të qeta pavarësisht vendimeve të Kosovës. Fillimisht ka folur gjatë një aktiviteti të zakonshëm, ku pranoi se mundësitë e Serbisë janë të vogla.
"Natyrisht nuk jemi në pozitë të mirë pasi nuk kontrollojmë me organet tona shtetërore asnjë pëllëmbë të saj. Kemi vetëm popullin tonë që është i vendosur të luftoj për të drejtat dhe Serbinë që do t?i ndihmoj".
Serbët e Kosovës arritën pasdite në presidencë për të diskutuar për veprimet e tyre. Është kujdesur që Serbia dhe serbët të mos bëjnë veprime të nxituara dhe incidente. Pas takimit ata dolën për të thënë planet e tyre në të ardhmen pasi kanë ofruar dorëheqjet.
"Këto vendime nuk janë kundër Serbisë, por kundër serbëve të Kosovës dhe qëndrimit të tyre atje . Nuk është hera e parë që duan ta marrin veriun dhe gjendja është alarmante në terren. Bashkimi Evropian hesht. Presidenti na kërkoi të bëjmë protesta të qeta".
Serbia, pavarësisht reagimeve ndërkombëtare, do të mundohet të lobojë kundër vendimit të Kosovës, pasi siç thanë krerët e shtetit serb, ky vazhdon të jetë kërcënim për paqen.
Tv Klan