www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-24-sezoni-11/
Përpara disa kohësh Denada ka tentuar t?i japë fund jetës duke mos patur mundësi zgjedhje për problemin e saj. Megjithëse e ka kuptuar gabimin fatal, pasojat janë ende prezente tek familjarët. Çfarë i ndodhi asaj dhe cili është mesazhi që ka për babanë dhe djalin e vogël?
Denada është 45-vjeçe dhe vjen nga qyteti i Pogradecit, në familjen e saj prej katër anëtarësh ajo ka bërë një jetë të mirë, por në moshën 15 vjeçe teksa ishte në shkollë në Korçë, vëllai i saj kaloi një sëmundje mendore dhe nga një djalë shembullor ai ndryshoi krejtësisht.
?Prindërit luftuan me sëmundjen në këtë betejë kaq të fortë dhe të dhimbshme, e çuan dhe në Greqi për ta kuruar, por nuk kishte përmirësime, nuk ndihej mirë as me veten nuk ishte social, rrinte i vetmuar, ishte edhe agresiv, kështu që ne familjarisht u lodhëm, u stresuam, nga sëmundja tepër e vështirë e vëllait. Unë mbarova shkollën dhe u ktheva përsëri në familje, vitet kalonin. Nga vëllai duhet të përballeshim edhe me problemet financiare dhe vendosëm të shisnim shtëpinë, por sëmundja e tij nuk shërohej. Ky ishte edhe problemi i parë. E vetmja lumturi dhe ndryshim që mund t?i sillte familjes sonë ishte martesa ime, unë duhet të martohesha, ata menduan që bashkëshorti im të jetonte në familjen e prindërve të mi, pata fat në mblesëri, sepse është një njeri i veçantë, mori përsipër barrën e vëllait. Unë kam dy djem, të madhin tetëmbëdhjetë dhe të dytin katërmbëdhjetë, por pas shumë e shumë vuajtjesh nëna u diagnostikua me kancer dhe ajo ndërroi jetë shumë e re 57-vjeçe, morëm edhe kredi për sëmundjen e nënës, por beteja ishte shumë e vështirë. Vështirësi pa fund, nëna nuk shpëtoi dot, por ka akoma edhe më shumë. Unë duhet të përballesha me bashkëshortin, sepse drejtimin e familjes e mbante nëna, tani duhet ta merrnim ne. Në një truall të babait menduam të ngrinim një biznes, mirëpo duhet të mendosh që do bësh shumë investime që të hysh në treg dhe ngritëm një lavazh për larje makinash dhe tapetesh, shtuam përsëri një tjetër kredi. Si çdo ditë që shkonim për në punë, një ditë na kishin hedhur tritol, u shokuam dhe nuk e kemi gjetur akoma, por është thjeshtë nga konkurenca, sepse nuk kemi asnjë konflikt. U mblodhën të gjitha, vetëm strese, shqetësime pafund, një labirint pa dalje dhe në një ditë të zakonshme isha shumë e stresuar mendova t?i jap fund jetës dhe e bëra. Fëmija gjithmonë do përkushtim në çdo fazë të jetës, duan nënën e tyre nga pas dhe për fat të mirë në atë moment erdhi djali në shtëpi, hyn në dhomën e gjumit, sepse do merrte çantën e sportit, por ai tani e ka lënë futbollin për shkakun tim pasi nuk kishte më forcë ishte i trembur dhe i llahtarisur. Unë isha në koma, më çoi në spital dhe më nisën me helikopter drejt Tiranës. Mbas daljes nga spitali nuk ndihesha mirë, çdo ditë mendoja si do ta lija familjen time dhe çfarë mëkati kisha bërë, e gjit...