Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronike e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-245/
Egla është një nënë e re e cila po përballet me divorcin. Megjithëse nuk e ka harruar dhunën fizike e psikologjike, frika e saj më e madhe është kujdestaria e djalit të cilën e ka fituar ligjërisht por pala tjetër po ia mbajnë larg. Ajo ka vendosur të thërrasë avokaten e saj në rubrikën ?Ka një mesazh për ty?. Ajo me vete ka edhe lodrën e të birit që e mban gjithmonë me vete, në mungesë të të birit.
?Më duket sikur Argi im është gjithmonë me mua?? thotë Egla për lodrën e djalit.
Ajo rrëfen në studio për historinë e saj dhe njohjen me bashkëshortin, ku janë njohur nëpërmjet rrjetit social ?Facebook?. Pas kësaj njohje ata vendosën të krijojnë familje me shumë sakrifica, pasi burri i saj nga Saranda ishte pa punë, ndërsa vetë Egla punonte mësuese letërsie në qytetin e Kuçovës. Në muajin e katërt të shtatzënisë Egla merr vesh që bashkëshorti i saj luante kumar. Këtë gjë e kupton teksa në shtëpinë që kishin marrë me qira në Kuçovë, vjen pronari për t?i marrë qiranë. Egla është habitur, pasi mendonte se kjo qira ishte paguar nga Armando.
?Marr Armandon për të biseduar në lidhje me këtë gjë dhe shikoj një shpërfytyrim të atij njeriu që deri dje unë e kisha dashur dhe e kisha adhuruar. Përveç fjalëve ofenduese, shikoj që ai kishte edhe dhunën. Para se kjo gjë të ndodhte, unë jam munduar të shkoja në Sarandë dhe të jetoja atje, por ishte e pamundur. Unë nuk gjeja dot një punë, por edhe familja e tij jetonte me qira dhe në shtëpi punonte vetëm kunata. Nga ana tjetër Armando është shumë i lidhur me nënën e tij, një marrëdhënie që nuk di çfarë emri t?i vendos. Ajo ishte shumë posesive dhe ndërhynte në çdo gjë, tek veshja ime, tek mënyra sesi duhet të shkoja unë në shkollë, tek oraret e mia, pra në krah unë kisha më shumë vjehrrën sesa Armandon. Unë jam edukuar me dashurinë e të dy prindërve, ndërsa Armando jo. Duke qenë se familja është gjëja më e shenjtë, unë nuk doja që ta shkatërroja që në hapat e para. Por ishte e pamundur! Dhuna psikologjike dhe fizike më shkatërroi. Nëse unë isha në mësim dhe më binte telefoni duhet ta hapja me patjetër që ai të dëgjonte nëse unë isha në mësim. Nuk e di nga i buronte e gjithë ajo xhelozi!?
Egla rrëfen më tej në studion e ?E Diela Shqiptare? se shqetësimin e kumarit e ka konsumuar edhe me nënën e Armandos, por kjo e fundit nuk i ka dalë në mbrojtje duke i thënë se ?ai është mashkull dhe do të luaj edhe bixhoz?. Ajo justifikonte edhe dhunën e djalit të saj. Rastet e dhunës tek Egla kanë qenë të shumta, por ajo për të mos prishur familjen që sapo kishte ndërtuar justifikonte çdo shenjë dhune të tij.
?Mbaj mend një të bërtitur dhe një ofezë shumë të madhe dhe pastaj e gjej veten tek fundi i shkallëve. Dëgjoj time motër që i bërtiste atij, ?mos e godit?! Unë isha në muajin e nëntë të shatzënisë dhe falë Zotit, im bir është sot ishëndetshëm. Kushdo që...