Ora News - Njihuni me 34-vjeçaren që la profesionin e financieres për të krijuar fermën

Ora News Lajme 2019-03-14

Views 0

#oranews

Prej 3 vitesh në fermë duke lenë profesionin e financieres. Është kjo historia e nënës 34-vjeçare nga Preza, e cila tanimë ka ngritur serrën e saj duke kultivuar mjedrën, manaferrën e butë. Për të, çdo ditë 8 marsi është një ditë e zakonshme pune.

8 marsi nuk është vetëm dita e grave të sukssesshme, të famshme, apo atyre që jetojnë në zonat urbane. Histori mjaft mbresëlënëse vijnë edhe nga zonat rurale, si ajo e Manjola Hafizi nga Fushë Preza. Pasioni për bujqësinë e shkëputi 34 vjeçaren nga diploma e financieres.

Manjola Hafizi: Të gjithë mendonin, je shumë mirë punën që ke, ça do ti që do lëvizësh nga banka, je shumë rehat, pse e merr detin me këmbë. Por me shumë këmbëngulje e bëra.

Manjola rikthehet 3 vite pas në kohë, atëherë kur vendosi të hiqte dorë nga puna në profesionin e saj për të ndërmarrë nismën e të qenit fermere, duke mbjellë mjedrën në serrat e saj.

Manjola Hafizi: Kam punuar për një kohë të gjatë në institucion financiar, më pas kisha nevojë që të dilja në natyrë, mos isha e mbyllur. Nuk e dija ça ishte, e dija që futej tek frytat e pyllit, por doli që më pëlqeu dhe vendosa ta kultivoj.

Kjo bimë, që njihet ndryshe si manaferra e butë, mjaft e kërkuar nga hollandezët, i shtoi kuriozitetin Manjolës së pari nga interneti. Iniciativa e nënës me 3 fëmijë u bë një vendim i pakthyeshëm. Ajo investoi kohë dhe para për të ndërtuar 7 dynym serra.

Manjola Hafizi: U mboll fidani dhe në fund të vitit u mbulua i gjithë territori me serrë. Ishte shumë e mundimshme, sidomos dokumentacioni ishte shumë i lodhshëm.

Serrat janë tanimë puna e vetme e Manjolës për të cilën i duhet të sakrifikojë çdo orë të ditës. Për të 8 marsi është një ditë e zakonshme pune.

Manjola Hafizi: Zgjohem në orën 6, bëj gati fëmijët, një për shkollë, dy për kopësht dhe pastaj vij te puna. Në 8, 8 e 30 jam këtu.

Manjola nuk harron as të japë një urim për gjithë gratë, por mbi të gjitha një mesazh shumë të çmuar.

Manjola Hafizi: Të mos demoralizohen, të vazhdojnë ëndrrën e tyre. Nuk është vonë për të ndjekur ëndrrën tënde.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/njihuni-me-34-vjecaren-qe-la-profesionin-e-financieres-te-krijuar-fermen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form