Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjitha sipërmarrjet që kanë krijuar borxhe deri në dhjetor të 2010 do të përfitojnë falje të plotë të detyrimeve tatimore dhe doganore. Në një deklaratë për mediat, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka sqaruar se për vitet 2011-2014 falja e detyrimeve do të jetë e pjesshme. Kjo amnisti tashmë ka marrë Ok edhe nga FMN.
Ahmetaj: Pikë së pari nuk është amnisti, pra duhet ta heqim nga terminologjia. Do të jetë një traditë në traditën e fshirjeve të borxheve deri 31 dhjetor 2010, ndërsa nga janari 2011 deri në dhjetor të 2014 do të përdorim instrumentin që FMN ka lejuar të përdoret në Kosovë, që është një lloj insetivimi, paguaj principalin që të të hiqen interesat dhe gjobat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-falje-detyrimeve-per-bizneset-qe-kane-krijuar-borxh-deri-ne-2010/