Stop - Vlore, postieri vjedh 100 milione leke energji e pensione, qytetaret debitore! (06 mars 2019)

RTV KLAN 2019-03-14

Views 4

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Nuri Memo, nga fshati Ceprat i Vlorës ankohet në ?Stop? se postieri, tek i cili paguante energjinë elektrike, i ka vjedhur pagesat duke e lënë debitor, megjithëse ka paguar të gjitha detyrimet.

Veç kësaj, postieri Aranit Kojdheli, i ka përvetësuar edhe 400 mijë lekët e invaliditetit të djalit. Nuriu është debitor në shumën e 1,4 milionë lekëve.

Postieri i Zyrës postare Shushicë, dega e Postës së Vlorës, Aranit Kojdheli, nga vitit 2007 deri në vitin 2014 ka vulosur librezat, por nuk ka bërë dorëzimin e pagesave.

?Në 2014 ne na presin dritat, vemi atje na nxjerrin debitorë. Nxjerrim librezën dhe i themi drejtorit se unë dritat i kam paguar shumë në rregull. Ja ku i kam edhe librezat, edhe të shtëpisë edhe të dyqanit si i kam paguar në rregull. Punonjësi i postës na merrte lekët dhe i mbante për vete. Na vuloste edhe librezat, na hidhte edhe firmën dhe i mbante paratë vetë. Më ka ngrënë edhe 4 muajt e pensionit të invaliditetit të djalit. Në zyrën e postës së Vlorës pas 4-5 muajve u njoftua Kryeministri nga një grua këtu, se ne nuk na pranonin fare. Edhe me numrin e librezave, sa fusnin numrin, 2 milionë më thoshte mua, do paguash paratë. Pasi u njoftua Kryeministri ai urdhëroi që nuk paguajnë dy herë njerëzit, kurse në Vlorë nuk na pranonte njeri. Detyrimin nuk na e kanë hequr, këta na kanë mbajtur dy vjet. Do i merrni paratë e pensionit, do merrni paratë, nuk i kanë shkarkuar. Më kanë shkarkuar vetëm dritat e dyqanit, të shtëpisë nuk mi kanë shkarkuar. Tek shtëpia mbetem 1, 4 milionë debitor, 400 mijë lekë nuk mi kanë dhënë nga pensioni. Postieri është Aranit Kojdheli nga Llakatundi.?

Drejtori i Zyrës Postare Vlorë, Vullnet Bilbilaj, shprehet se për energjinë u është dhënë mundësi qytetarëve që të sjellin librezat më vulën e postës dhe firmën e ish-punonjësit dhe të pajisen me vërtetim.

?Problemi me qytetarin Nuri Memo ka të bëjë me pagesën e faturave të OSHEE-së që qytetari i ka kryer në sportelet e postës sonë në ato vite. Nuk është rasti i vetëm, ka pasur edhe raste të tjera dhe për të gjitha shumat e pretenduara nga qytetarët, filiali i Postës Vlorë ka hapur procese gjyqësore ndaj ish-postierit të zyrës postare Shushicë dhe presim që ky proces të përfundojë dhe pastaj të komunikojmë edhe me qytetarët. Për të gjithë ata qytetarë që kanë paguar energjinë elektrike, ne e kemi vërtetuar këtë nëpërmjet librezave, ku aty është firmosur dhe vulosur nga punonjësi i zyrës dhe të gjithë këto raste i kemi pajisur me vërtetime në mënyrë që të mos pengohen.?

Por Nuriut i ka humbur një librezë e shtëpisë dhe duhet të presë procesin gjyqësor.

Ndërsa në lidhje me pensionin e invaliditetit të djalit të Nuriut, Bilbilaj thotë: ?Për fat të keq, në dokumentet që ne i disponojmë ndodhet firma e qytetarit që ndoshta nuk firmë e tij, por nuk jemi kompetentë për të vendosur nëse është ai që e ka firmosur apo jo. Ka nevojë për eks...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS