#oranews
Në emisionin e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka analizuar taksën 100% që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe.
Myftaraj: Vendosja nga ana e qeverisë së Kosovës të taksës 100%v mbi prodhimet serbe që hyjnë në tregun e Kosovës, ka shkaktuar krizën me seriozë mes SHBA dhe autoriteteve të Kosovës.
SHBA fillimisht ndoshta menduan se ishte një çështje që do të mbyllej lehtë, me pak presion siç ndodh në këto raste. Por kanë kaluar muaj dhe ku presion nuk e ka dhënë efektin.
Retorika, argumentet, arsyetimet që përdoren nga pala amerikane kanë arritur në një nivel interesant. Për herë të parë po thuhet që është interes strategjik i SHBA heqja e kësja takse. Janë dy deklarata të ambasadës amerikane në Prishtinë që e quajnë interes strategjik.
Interesat strategjike të SHBA janë të përcaktuara në dokumente strategjike. Amerika është shteti më serioz në botë sa i përket dokumenteve strategjike.
Këtu nuk është fjala për një garë të ndershme tregtare, ku Serbia fut prodhimet e saj në Kosovë dhe konkurron në tregun e Kosovës aty ku ka mundësi.
Serbia është një vend që ka bërë të mundur tërheqjen e shumë investimeve ruse.
Në këtë situatë nuk mundet të ketë garë tregtare të ndershme mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova do vuajë një luftë tregtare, që do të sjellë paaftësinë e investimeve të bizneseve të saj sidomos në përpunimin e mallrave ushqimore.
Të gjitha këto janë pasojë e kësaj politike të Serbisë, të cilën taksa e nxori zbuluar. Taksa 100% nxori zbuluar politikën e Serbisë për luftë tregtare ndaj Kosovës dhe në anën tjetër nxori zbuluar atë realitet që është Serbia ajo që i pamundëson zhvillimet ekonomike dhe ecjen e tregtisë në Kosovë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-interes-amerikan-qe-kosova-te-jete-treg-i-serbise
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz