Edhe përkundër deklaratave të ministres së drejtësisë, Renata Deskoska, se në Kuvend nuk ka shumicë prej dy të tretave për ndryshime në ligjin për Prokurori Publike përmes të cilit Prokuroria Speciale do bashkohej me prokurorinë e rregullt duke ruajtur pavarësinë financiare. Kryeministri Zoran Zaev sot tha se ligji tashmë do të kalojë në qeveri dhe se do të bisedohet me të gjithë partitë politike përfshi këtu edhe opozitën për të përcaktuar fatin e PSP-së.