Report Tv-Dialogu Kosovë-Serbi/ A mund të përfshihet Shqipëria? Meta: Kurrë!

Report TV 2019-03-12

Views 0

Presidenti Ilir Meta është shprehur se Shqipëria nuk duhet që të përfshihet në dialogun për zgjidhjen e cështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kjo është përgjegjësi e drejtuesve të shtetit të Kosovës që janë zgjedhur. "Shqipëria është nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës e respekton dhe mbështet dhe cështja e dialogut është një përgjegjësi që i takon udhëheqësve të Kosovës që janë zgjedhur për të përfaqësuar interesat. Cdo ndërhyrje nga Shqipëria do të ishte mungesë respekti për institucionet e pavarura të Kosovës. Nxis drejtuesit e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtësisht për të cuar këtë dialog përpara në interesin më të mirë të Kosovës, por edhe të një zgjidhje të qëndrueshme. Do të respektojmë cdo zgjidhje që institucionet e Kosovës do të pranojnë.

Sa i takon marrëdhënies të Shqipërisë me Serbinë, ju e dini që që nga koha kur krimineli i Ballkanit u rrëzua, marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira, Shqipëria ka bërë hapa të guximshëm për t'i përmirësuar dhe do të vijojmë pa u lodhur për t'i forcuar duke menduar që kjo ndihmon në klimë pozitive edhe në dialogun Kosovë-Serbi. Por kurrë duke marrë përsipër për të përfaqësuar Kosovën për cështje që ajo i ka në dialog me Serbinë, kjo është përgjegjësi e udhëheqësve të Kosovës" tha Meta.

Ndërsa kreu i shtetit slloven Borut Pahor tha se është i hapur për cdo zgjidhje që do të arrijnë Serbia dhe Kosova. "Unë kam thënë, se jam i hapur për cdo variant nëse të dy shtetet e ofrojnë një mundësi dhe e mbështesin. Nëse një proces do të menaxhohet me kujdes në bashkëpunim me BE-në" përfundoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form