Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, i ftuar në studion e ?Report Tv? ka folur mbi debatet që kanë përfshirë Balkanin kohet e fundit. Çejku ka folur edhe mbi situatën aktuale në Kosovë duke thënë se dialogu Kosovë-Serbi është një dështim nga ana e ndërkombëtarëve dhe se Kosova vetëm ka humbur.
Intervista e plotë:
1.17 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, sa është zbatuar?
Marrëveshja ndaloi konfliktin civil mes dy etnive në Maqedoni. Një pjesë e madhe e dokumentit është përfshirë në kushtetutën e Maqedonisë. Por si të gjitha marrëveshjet nuk është zbatuar 100%. Gjithsesi ajo konsiderohet e suksesshme sepse i ka qëndruar kohës.
2. Miratimi i gjuhës shqipe, sa është implementuar?
Nevoja për përdorimin e gjuhës shqipe është e natyrshme dhe e mirëkuptueshme nga të gjithë. Përdorimi i saj është elementi kryesor për afrimin e etnive. Megjithëatë kjo marrëveshje herë pas here pengohet nga faktorë të ndryshëm politik.
3. Çështja e emrit me Greqinë, si e shikoni rezultatin e referendumit dhe si do të ndikojë tek shqiptarët?
Referendumi është një nga aktet më të vështira të Maqedonisë. Një ?po? do të na antarësonte në NATO dhe do të hapte kapitullin me BE-në. Me afrimn e fushatës për referendumin do të shtohen vështirësitë për miratimin e referendumit. Janë edhe fuqi të tjera që do ta donin një Maqedoni të paantarësuar dhe me konflike.
Edhe dialogu Kosovë-Serbi ndikon tek Maqedonia. Kjo sepse nuk do të rrijë dot pa ndikuar.
3. Si e cilësoni çështjen e korrigjimit të kufijve?
E ndjek me interes këtë çështje. Është shumë e debatueshme. Nuk është aq e thjeshtë saç mendohet. Në dialog ka dështim të BE-së, sepse nuk konkretizoi marrëveshjet. De facto Kosova nuk ka parë asnjë përfitim nga ky dialog. Kosova dhe Serbia duhet të diskutojnë si dy vende të barabarta. Kush garanton se nëse ndodhin të gjitha këto, Rusia nuk vendos përsëri veto për të mos e njohur Kosovën? Kjo tezë tepër e rrezikshme. Hapja e këtij dialogu bën që Kosova të vihet në tryeze e pafuqishme dhe e pambrojtur.