87 vite burg në total ka kërkuar prokuroria për katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali Korrikun e vitit 2017 në Tiranë. Më konkretisht, 24 vite për Dejvi Bitrjan, 18 për kushëririn e tij Eugen Bitraj, për Marsel Allën 25 vite ndërsa për vëllain e tij Gridensin 20 vite burg.
Këta dy të fundit janë ende në kërkim pasi nuk janë arrestuar nga policia. Ndërsa edhe dy të pandehurit që ndodhet ne qeli nuk ishin të pranishem ne sallë. Sheri mes të rinjve ndodhi në afërsi të stadiumit ?Selman Stërmasi? dhe motiv dyshohet të ketë qenë një karikues celulari. Në përfundim të seancës, babai i Eugen Bitrajt e cilësoi të padrejtë kërkesën e Prokurorisë.
Por ky proces gjyqësor nuk do të jetë i vetmi mes familjeve Bitraj dhe Mihali. Prindërit e viktimës kanë hapur një proces civil ku kërkojnë 34 milionë Lekë dëmshpërblim nga familjarët e autorëve.
Vendimi i gjykatës për katër të rinjtë pritet të pritet të lexohet më 19 Mars.
Tv Klan