Dëshmi te reja per vrasjen e Marvi Mihalit

RTV KLAN 2018-12-24

Views 3

Gjykata e Tiranës vazhdon të marrë deshminë e personave për vrasjen e Marvi Mihalit, i cili u vra për një karikues verën e vitit 2017. Këtë të hënë ka dhënë dëshminë Grejsi Stermasi, shoqe e viktimës e cila ishte me të ditën e ngjarjes. Ajo i ka treguar gjykatës se atë ditë ishte me Marvin dhe disa miq në sheshin ?Nënë Tereza?.

Sipas saj, miku i tij Armendi e kishte marrë në telefon duke i kërkuar të shkonte tek stadiumi ?Dinamo? , pasi kishte konflikt me disa persona. Armendi i kishte thënë më pas në spital shoqes së tij se 21-vjeçarin e kishte qëlluar me thikë Devi Bitraj. Dëshmi ka dhënë dhe Besim Sokolaj, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi, pasi punonte roje në një kazino. Sokolaj tha se nuk e kishte parë momentin e vrasjes së Marvit, por vetëm një përleshje mes disa të rinjve.

Sokolaj sqaroi se nuk kishte ndërhyrë pasi nuk donte të rrezikonte vendin e punës. Kjo dëshmi solli dhe reagimin e prindërve të Marvi Mihalit, të cilët thanë se ndërhyrja e rojes mund t?i kishte shpëtuar jetën djalit të tyre. Në seancën e ardhshme te datës 14 Janar do të japin dëshmitë e tyre dy personat e arrestuar Devi dhe Eugen Bitraj. Ndërsa në kërkim vazhdojnë të jenë Marsel dhe Gridens Alla.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form