Vishaj: Shkarkimi i Sevdarit cënoi vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shkarkimi nga detyra i prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdarit, njëherazi edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka sjellë reagime të forta në radhët e juristëve, të cilët thonë se ky rast njollosi reformën.Saimir Vishaj, anëtari i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi thotë se ndonëse Vetingu po funksionon, ai po shkarkon prokurorë e gjyqtarë me integritet, e po certifikon ata që kanë probleme me ligjin.Vishaj shprehet më tej, se një tjetër moment i vështirë për gjyqësorin është edhe vendimi për të kontrolluar banesën e gjyqtarëve që i ulën dënimin Dritan Dajtit.Tre ditë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkojë Sevdarin nga radhët e sistemit të drejtësisë, pasi nuk justifikonte një shumë parash që bashkëshorti i saj kishte krijuar shumë vite më parë në emigracion, në Greqi dhe Arabinë Saudite.Vendimi nuk është pritur mirë as nga familjarët e Sevdarit.Në një reagim në rrjetet sociale, xhaxhai i saj, poeti Sadik Bejko, shprehet se Antoneta ishte zgjedhur në drejtësi nga populli, por u shkarkua nga partia.Tashmë, me shkarkim nga detyra të Sevdarit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbetet me 10 anëtarë.

Share This Video


Download

  
Report form