Kushtetuesja shtyn vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetingu i gjyqtareve dhe prokuroreve mbetet peng i Gjykatës Kushtetuese. Anëtaret e kësaj gjykate janë mbledhur per te shqyrtuar ankimin e dy shoqatave te gjyqtareve kundër vetingut dhe dy ligjeve te tjera te reformës ne drejtësi, por i vetmi vendim qe ata kane marre 2 muaj pas depozitimit te padisë është shtyrja e gjykimit. Kushtetuesja ka vendosur qe seanca e shqyrtimit te vetingut te zhvillohet ne 28 shtator dhe te jete publike e jo me dyer te mbyllura, siç ishte seanca e kësaj te mërkure.Edhe pse kjo shtyrje krijon paqartësi per fatin e vetingut deri ne vendimin përfundimtar te Gjykatës Kushtetuese, persa kohe qe ligji nuk është pezulluar, asgjë nuk e pengon procesin e skanimit te gjyqtareve dhe prokuroreve te nise ne fillim te muajit shtator siç ishte parashikuar.Organet e vetingut tashme janë ngritur, selia e tyre është përcaktuar dhe me ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtare gjithçka eshte gati per te nisur skanerin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Sipas ligjit, te paret qe kalojnë vetingun janë prokurori i përgjithshëm, anëtaret e Gjykatës se Larte dhe asaj Kushtetuese e mendohet qe ne muajin tetor ky proces te ketë dhëne rezultatet e para. rezultate qe Shqipëria i ka te domosdoshme per te marre nje përgjigje pozitive per hapjen e negociatave nga Këshilli Europian ne muajin dhjetor.Është e dyta here qe gjyqtaret godasin ne kushtetuese ligjin e vetingut; por ketë here nenet qe janë ankimuar kane lidhje te drejtpërdrejte me fatin e tyre siç është e drejta per te dhëne dorëheqje ne çdo moment per te mos iu nënshtruar vetingut.Bashke me ligjin per rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kane goditur edhe dy ligjet e tjera te reformës ne drejtësi; ligjin per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë dhe ligjin per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Share This Video


Download

  
Report form