SHBA: Kosova te anuloje taksen 100%

RTV KLAN 2019-03-01

Views 1

Delegacioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka kërkuar nga Kosova pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe.  Pas takimeve që kanë pasur në Kosovë e serbi ata përmes një komunikate për media kanë kërkuar që dialogu të kthehet në binarë dhe se të dyja palët duhet të ndërpresin veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për t?u kthyer në tryezën negociuese.

Ata sot kanë pasur dy takime të ndara me delegacionin shtetëror  për dialog në njërin prej të cilëve ishte prezent edhe presidenti Hashim Thaçi.

Në një komunikatë për media nga zyra e presidencës thuhet se delegacioni shtetëror për dialog ka shprehur gatishmërinë për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel gjë që është demantuar më pas nga bashkëkryesuesi i ekipit negociator Shpend Ahmeti.

Ndërsa kryeministri Haradinaj ka thënë se marrëveshja legjitime me Serbinë do të zgjidhte edhe çështjen e tregtisë së lirë dhe heqjen e taksës.

Delegacioni amerikan ka ardhur dje në Kosovë pas vizitës që i kishte bërë fillimisht Beogradit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form