Ambasadorët e SHBA: Kosova të heq taksën me Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Kyle Scott i bëjnë thirrje Kosovës të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës. Ata po ashtu kërkojnë që Serbia të jetë konstruktive si dhe të dyja palët të ndalin provokimet.?Është koha që Kosova ta pezullojë taksën, që Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive, që të marrin fund provokimet nga të dy anët, që Beogradi dhe Prishtina t?i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe që të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Nëse e bëni këtë, jemi optimistë se mund të arrini një marrëveshje historike për normalizim në 2019-ën?, thuhet në një editorial të përbashkët të dy ambasadorëve të botuar të premten në gazetën ?Politika? të Beogradit dhe ?Zëri? të Prishtinës.Ambasadorët Scott dhe Kosnett theksojnë se Serbia dhe Kosova e kanë mbështetjen e plotë amerikane dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ndihmuar Beogradin dhe Prishtinën të krijojnë besimin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje në qendër të së cilës do të ishte njohja reciproke.?Nëse të dy anët dështojnë për ta shfrytëzuar këtë mundësi, rrezikoni ta humbisni mundësinë më të mirë në një brez?, theksojnë diplomatët amerikanë.?Si ambasadorë amerikanë në Beograd dhe Prishtinë, ne jemi të bindur se një udhëheqësi politike e matur dhe me një vizion mund të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, në qendër të së cilës do të ishte njohja e ndërsjellë? thuhet në shkrimin dy ambasadorëve.Ata kanë rikujtuar letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar që të shfrytëzojnë këtë moment për të arritur një marrëveshje.?Shtetet e Bashkuara nuk e caktojnë dhe nuk do të caktojnë se si duhet të duket zgjidhja, por besojnë se duhet të jetë e zbatueshme në Kosovë dhe në Serbi dhe duhet t?i kontribuojë stabilitetit afatgjatë të rajonit ? thuhet në editorial.Ambasadorët amerikanë kanë paralajmëruar se ?status quo-ja? po pengon përparimin politik dhe ekonomik të dyja vendeve përderisa ? në vend të tyre, krimi i organizuar, korrupsioni dhe elementet tjera ekstremiste po bëhen më të gjera dhe po kthehen në kërcënim për sigurinë rajonale dhe evropiane?./R.E.L

Share This Video


Download

  
Report form