Report Tv-Indeksimi i barnave kursen 7.5 mln dollarë

Report TV 2019-03-01

Views 0

Vendimi i Qeverisë për indeksimin e çmimeve për barnat e listës së rimbursueshme do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore, prej 7.5 mln dollarë, të cilat do të përdoren për zgjerimin e listës së barnave falas?. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Duke e konsideruar këtë vendim, një hap përpara drejt mbulimit universal, Manastirliu tha se do të rritet numri i qytetarëve, të siguruar apo të pasiguruar, fëmijë apo të moshuar, persona me aftësi të kufizuar apo në ndihmë ekonomike, që do të trajtohen falas nga skema e rimbursimit të barnave.

Sipas Ministres Manastirliu, në sajë të politikave të qeverisë për mbulimin universal, përfitojnë barnat e rimbursueshme pa pagesë 498 mijë qytetarë, përfshirë edhe të pasiguruarit.
?24 mln dollarë në vit i kursyem qytetarëve të pasiguruar që deri dje paguanin nga xhepi për t?u trajtuar me barna për sëmundjet kronike?, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu theksoi gjithashtu se, do të rriten përfitimet nga skema e rimbursimit për qytetarët, nëpërmjet marrëveshjeve të reja për zgjerimin e mbulimit me barna. ?Siç realizuam për herë të parë mbulimin 100% për trajtimin falas me Herceptinë për gratë me tumor të gjirit nëpërmjet marrëveshjeve të posatshme, do të vijojmë edhe këtë vit në listën e re të barnave për vitin 2019 realizimin e marrëveshjeve të reja të posaçme, për të siguruar një mbulim më të gjerë për sëmundjeve kronike dhe tumorale?, tha Manastirliu.

Vendimi i miratuar dje nga qeveria, hyn në fuqi në 1 Mars 2019. Për të siguruar ofrimin në kohë dhe me cilësi të shërbimit ndaj qytetarëve, janë njoftuar në kohë ? për marrjen e të gjitha masave të nevojshme, për reflektimin e çmimeve të reja të barnave, të gjitha subjektet farmaceutike, që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Share This Video


Download

  
Report form