Report TV - Qeveria siguron financimin, 14 mln dollarë për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan

Report TV 2018-05-14

Views 0

Qeveria shqiptare ka siguruar financimin për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë raportimit të punës në këtë 6 mujor përpara grupit parlamentar socialist tha se ekzekutivi ka marrë hua 14 milionë dollarë për përfundimin e autostradës brenda këtij viti.

?Në 4 vjet përfundojmë të gjitha rrugët e nisura. Rrugët sot janë të lëna rrugëve. Rrugët në veri do përfundojnë të gjitha. Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë për pjesën e mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan, janë 14 milionë dollarë për përfundimin e rrugës nga zona e Ibës te tuneli.

Brenda këtij viti edhe ai aks do përfundojë plotësisht dhe ajo rrugë do jetë funksionale dhe do jetë në shërbim të qytetarëve të Korçës, Librazhdit dhe të gjithë asaj zone që lidhen përmes këtij segmenti?.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Një tjetër lajm i mirë i Gjiknurit ishte edhe ai për Rrugën e Arbrit, punimet për të cilën sipas tij, nisin pas një muaji. ?Është siguruar financimi nga kontraktori dhe brenda një muaji nis hapja e kantierit për Rrugën e Arbrit?.

Share This Video


Download

  
Report form