Shkodër, investimet në komunën Dajç të pamjaftueshme për përfundimin e rrugës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Hidhen miliona lekë për ndërtimin e rrugës, por nuk arrin të përfundohet. Rasti në fjalë prek rrugën hyrëse në komunën e Dajçit, një investim i qeverisë Shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim, me vlerë 203.3 milionë lekë të vjetra. Aksi është braktisur prej disa muajsh nga firma e kontraktuar për realizimin e këtyre punimeve, të cilët duhet të kishin përfunduar 4 muaj më parë.
Askush nuk di të thotë arsyet e ndërprerjes së punimeve, por banorët ankohen se me rritjen e temperaturave pluhuri pushton zonën, ndërsa lëvizja në të bëhet më e vështirë.
E si për të mos mjaftuar kjo, që prej përmbytjeve që ka kaluar komuna e Dajçit, projektuesit e rrugës kanë ngritur nivelin e saj, duke bërë që në dimër me nisjen e reshjeve të shiut, një pjesë e tokave dhe banesave të zhyten në ujë.
Ky projekt u kontestua nga banorët të cilët kërkuan edhe një takim me prefektin, por sërish investitorët e mbrojtën atë, duke e argumentuar me matjen që kanë bërë specialistët e fushës. Ndërkaq gjasat janë që rruga, edhe për disa muaj të tjerë të qëndrojë e braktisur në këtë gjendje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS