Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në çdo zgjedhje, kryebashkiakët në Shkodër premtuan ndërtimin e një terminali udhëtarësh, por deri më sot gjithçka mbeti në kuadrin e fjalëve, e projekteve në letër.
Largimi nga sheshi përpara pallatit të sportit që iu nënshtrua rikonstruksionit, ka bërë që drejtuesit e autobusëve të linjave ndërqytetëse të kërkojnë një vend tjetër qëndrimi.
Ato kanë zgjedhur të stacionojnë autobusët përpara drejtorisë së shëndetit publik, në mes të rrugës duke pritur orarin për nisje. Sorollatje, kaos në trafik dhe ç?orientim i udhëtarëve për shkak të mungesës së një terminali.
Shofer: Shteti nuk ka nevojë me vendos policë për të ruajtur vendin tonë. Duke qenë terminali, mjetet që nuk kanë dokumente e kanë të vështirë të punojnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-shkoder-mungon-terminali-i-udhetareve-autobuset-ne-mes-te-rruges/