Basha pas takimit me delegacionin e PE: Folëm hapur dhe shkoqur

Report TV 2019-02-27

Views 0

"Folëm hapur dhe shkoqur me miqtë tanë". Këtë koment dha lideri demokrat Lulzim Basha pas takimit me delegacionin e parlamentit Evropian në Tiranë, një takim ku shoqërohej nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe aleatët e djathtë. Basha tha se edhe në takim këmbënguli që e vetmja zgjidhje e krizës janë zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha se i paraqiti delegaciont të PE-së, situatën në vend ku sipas tij qeveria është e lidhur me krimin dhe se ka ardhur në pushtet me vota të blera. Një qeveri tranzitore, dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë zgjidhja politike që do t'i kthejë legjitimitetin institucioneve, tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form