Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy vit pas marrëveshjes politike të dhjetorit të 2014, vendi nuk ka bërë asnjë hap përpara drejt integrimit europian. Pa miratimin e zbatimit të dekriminalizimit, demokracia dhe integrimi janë në rrezik. Kjo ishte ajo që kreu i PD, Lulzim Basha i ka shprehur komisionerit për zgjerim në BE, Johanes Hahn.
Basha vijon t?i qëndrojë idesë se nga qeveria nuk ka ende asnjë reflektim për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, komisioneve hetimore dhe zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.
Ai tha se qendrimi i grupit parlamentar të PD në lidhje me marrëdhëniet me parlamentin nuk ka ndryshuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/opozita-do-vijoje-me-bojkot-basha-dy-vjet-pas-marreveshjes-asgje-nuk-ka-ndryshuar/