#oranews
Ndahet nga jeta bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, Sadije Agolli.
E veja e shkrimtarit të madh u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.
Ajo ndërroi jetë pak minuta më parë në Spitalin e Neurologjisë për shkak të një hemoragjie cerebrale.
Lajmi konfirmohet për Ora News nga familjarët
Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Ora News Sadije Agolli u shpreh : Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar. E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur.
Kur vdiq Dritëroi dhe më bënë propozim për ta kthyer në muze, këtë dhe të Ismailit poshtë, por nuk doja se isha kaq e lidhur me kujtimet dhe me gjërat. Thoja që po të iki në një vend tjetër nuk do të mësohem dot dhe do të vdes e mjerë.Kurse kjo shtëpi më jep jetë, më jep frymë.
Kalova vetëveten ç'është e vërteta. Këtu është e pasqyruar e gjithë jeta e Dritëroit, këtu ka shkruar, këtu ka punuar, këtu ka kaluar çdo gjë, prandaj them se do të bëhet një muze i bukur. Të gjithë gjërat e Dritëroit, duke rishikuar dhe librat e tij, them ai sikur nuk ka kaluar një jetë por sikur ka bërë dy jetë.Duke bërë rikonstruksionin e të gjithë pallatit, ky bëhet pallati i artistëve.
ritëro Agolli u nda nga jeta dy vjet më parë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndahet-nga-jeta-e-veja-e-dritero-agollit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz