Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjekësia shqiptare ka humbur këtë të diel një nga pediatrit më të njohur, Polikron Çela. Mjeku 81-vjeçar, që i përkushtoi jetën shëndetit të fëmijëve humbi betejën me sëmundjen e rëndë prej të cilës vuante prej disa kohësh.
Lajmin e hidhur për largimin nga jeta e ka njoftuar në rrjetet sociale vëllai i tij, Mitro Cela.
Polikron Çela, ka drejtuar Shërbimin e Nefrologjisë si dhe Spitalin e Fëmijëve si dhe ka qënë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë.
Doktor Polikroni, mik i të gjithëve, do të mbahet mend për punën e palodhur, kujdesin ndaj të vegjëlve por edhe këshillat e vlefshme për nënat të cilat nuk nguronte t`i ndante me median duke pasur me të një bashkëpunim të ngushtë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndahet-nga-jeta-mjeku-i-njohur-polikron-celo