#oranews
Gjykata e Shkodrës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me burg dy të rinjtë Elvis Hoxhaj dhe Ditmir Arifin për vrasjen në vitin 2017 të bashkëmoshatarit Hermes Beqiri.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, gjykata dënoi me 12 vjet burg Elvis Hoxhajn, si autor i dyshuar i vrasjes dhe 8 vjet Ditmir Arifin si bashkëpunëtor.
Vendimi u prit me lot nga familjarët e dy të rinjve të pranishëm në seancën e fundit gjyqësore.
Avokati i Elvis Hoxhajt tha se vendimi është marrë pa asnjë provë shkencore.
Kreshnik Kolndreaj: Sa i përket vendimit Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar. Është i vetmi person që është dënuar pa provë shkencore. Do ishte minimumi i mundshëm një provë shkencore. Prova shkencore nuk përputhet me provat fizike. Vërtet ka pasur një luhatje në fillim që Elvisi ka pranuar autorësinë e krimit, por kjo nuk përputhet me provat që kemi disponuar më vonë. Vendndodhja me antenë e Elvisit në datën 4 nëntor 2017 në orën 7 e 30 nuk e përcakton në vendin e ngjarjes. Arma të cilën i është kapur nuk përcaktohet që është arma e krimit. Kështu që nuk kemi asnjë provë shkencore. Plus që nuk ka pasur as barut në dorë as në fytyrë. Dëshmitë e bashkëpunëtorit unë nuk i marr për bazë. Unë marr për bazë vetëm provat shkencore. Nuk mund të dënohet askush pa prova shkencore. Në këto kushte që jemi do ta apelojmë çështjen në Gjykatën e Apelit.
Sipas hetimeve, vrasja mes të rinjve ndodhi pas një konflikti për një kapele.
Vrasja ndodhi me 7 nentor 2017.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-hermes-beqirit-ne-shkoder-20-vite-burg-dy-autoret
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz