Basha zbulon datat e protestave: Dy të enjte para Kuvendit...16 marsi pa vendndodhje

Report TV 2019-02-23

Views 0

Është bërë sot publike axhenda e protestave të opozitës, të cilat do të pasojnë dy protestat e zhvilluara më herët me datë 16 dhe 21 shkurt. Datat u njoftuan nga vetë kryedemokrati Basha i cili njoftoi se protestat e opozitës do të vijojnë përpara Kuvendit.

Protesta e radhës do të jetë me datë 28 shkurt e cila është dhe e enjtja e radhës kur është parashikuar të mbahet seanca plenare e cila u shty në datë 21 shkurt për shkak të paralajmërimit të policisë se persona të caktuar do tentonin të futeshin me forcë brenda Kuvendit.

Ndërkohë që edhe në datë 7 Mars protesta e opozitës do të vijojë përpara kuvendit.

Pas këtyre dy datave, Basha njoftoi edhe një tjetër protestë e cila do të mbahet me datë 16 Mars, e cila sipas tij ka për qëllim rrëzimin e kryeministrit Rama. Kjo datë përkon edhe me vizitën në Tiranë të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Share This Video


Download

  
Report form