Report Tv zbulon detaje të protestave të paralajmëruara

Report TV 2018-05-11

Views 0

Opozita është e vendosur për të ndërmarrë një valë të re protestash në të gjithë Shqipërinë. Protesta e zhvilluar nga opozita më 27 janar duket se i ka dhënë mesazh optimist partive opozitare, të cilat kanë mbi tavolinë disa opsione për reagimin opozitar të paralajmëruar. Report TV duke iu referuar burimeve nga PD dhe LSI sjell opsionet e mundshme. Alternativa më e mundshme është mbajtja e protestave në të gjitha qytetet, nga më të mëdha tek më të voglat.
Megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht tubimet nga opozita sugjerojnë se edhe bllokimi rrugëve për disa orë mbetet një mundësi. Këto plane ndërkohë nuk do të prodhojnë bojkot të parlamentit nga opozita. Deputetët do të jenë në Parlament dhe do të kërkojnë të imponojnë axhendën e tyre, siç ndodhi në seancën e kësaj të enjteje, kur opozita me ngulm arriti të flas vetëm për ekstradimin e Nezar Seitajt në Itali apo votën e Shqipërisë për statusin e Jeruzalemit.

Share This Video


Download

  
Report form