Një i ri, që kërkon të ruajë anonimatin, denoncon në ?Stop? përvojën e pakëndshme me konkursin për akademinë e policisë.Ai thotë, se fitoi të gjitha fazat e konkursit me pikë maksimale. Por në fund e përjashtuan, pasi është bartës i hepatitit B.Në rregulloren e policisë së shtetit, nuk thuhet askund, që një kategori e tillë, përjashtohet nga konkurimi apo puna në polici.Ai shpjegon, se sëmundjen e ka inaktive dhe nuk përbën rrezik për persona të tjerë.