Stop - Si u manipulua konkursi i Akademisë së Policisë! (13 tetor 2016)

RTV KLAN 2016-10-24

Views 7

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një konkurente denoncon në emisionin ?Stop? manipulimet në konkursin e Akademisë së Policisë. Ajo thotë, se fitues u shpallën kandidatë me 50 pikë, ndërsa humbën ata, që kishin 70 pikë. Sipas denoncueses, në këtë konkurs janë paguar para nën dorë duke vënë në pikëpyetje edhe sistemin e karrierës.

Kronika e plote:
Një konkurrente, që ka marrë pjesë në konkursin e Akademisë së Policisë, denoncon në emisionin ?Stop? në Televizionin Klan, manipulimet që janë bërë në këtë konkurs.
Ajo thotë, se fitues u shpallën kandidatë me 50 pikë, ndërsa humbën ata, që kishin 70 pikë. Sipas denoncueses, në këtë konkurs janë paguar para nën dorë duke vënë në pikëpyetje edhe sistemin e karrierës.

Përse i jeni drejtuar emisionit Stop?
Unë mendoj se është bërë një padrejtësi për konkurrimin që është bërë në bachelor në Akademinë e Sigurisë, për provimet si me shkrim ashtu edhe me gojë.

Për çfarë bëhen këto provime?
Këto bëhen për të marrë një gradë më të lartë, pra për Oficer.

Dhe ku është bërë padrejtësia?
Tek konkurrimi, në shkrim dhe me gojë tek të dyja.

Çfarë padrejtësie është bërë përkatësisht?
Janë futur njerëz me zero pikë, me 69 pikë, me 61, 58

Ndërkohë ka një limit për këtë?
Sigurisht që ka një limit që 70 pikë.

Minimumi?
Po, minimum është 70 pikë.

Ti ke marrë pjesë në këtë konkurrim?
Po sigurisht mora pjesë, mora edhe pikët që kalova fazën e limitit të pikëve që është 70 pikë.

Ke kaluar në gradën tjetër?
Po vajta, bëra edhe testin me gojë siç ishte atje, që ishte me tre pyetje, që ishin po me shkrim, por është njëlloj interviste psikologjike që ata bëjnë. Por gjithçka është e shkruar me emër dhe mbiemër dhe firmën përkatëse të çdo punonjësi që ka konkurruar atje.

Ti fitove? Je kualifikuar apo je skualifikuar?
Jo, unë mora pikët që duheshin për t?u kualifikuar dhe nuk u kualifikova për arsye që dihen?kam dëgjuar për kontribute më të mëdha që duhet të jepje..kam dëgjuar 5 mijë, 7 mijë apo 12 mijë euro.

Unë kam në dorë listën e kandidatëve fitues për të ndjekur studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë. Di gjë si kanë dalë këto lista?
Di që kanë dalë me mënyrat e tyre, asnjë nuk e ka marrë me zotësi ka edhe nga ata që unë I kam pasur në krah që nuk dinin të shkuanin dhe emrin e vet, ia kanë shkruar instruktorët sepse nuk dinin, por që nejse kjo është Policia e Shtetit.

Por pse ishte i rëndësishëm ky konkurrim?
Është e rëndësishme sepse merr gradën dhe nga këtu fillon karriera për në Policinë e Shtetit.

Për të filluar karrierën duhet patjetër të marrësh këtë gradë?
Po sepse është grada e nivelit të mesëm që fillon nga oficer e sipër, nën komisar, komisar dhe krye komisar. Tani ka ndryshuar me gradat e reja por që?

Domethënë në këtë shkollë mund të konkurojnë vetëm oficerët e Policisë?
Agjentët, inspektorët, pra ato që janë në strukturat e policisë.

Share This Video


Download

  
Report form