Stop - Uk Bucpapaj autori i diplomave te anglishtes VS konkursi i DAP! (26 tetor 2016)

RTV KLAN 2016-10-31

Views 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & Klan; Kryeministri Rama iu pergjigj ze per ze qendrimit te freshisteve, qe kerkuan hedhjen ne kazan te autorit te kesaj shprehjeje. Pas kameres se fshehte te transmetuar ne ?Stop?, ku diploma e anglishtes blihej me 150 euro,ka reaguar ?firmetari? i diplomave Uk Bucpapaj, ne fillim duke mohuar firmen e me pas duke kerkuar verifikimin e saj. Sakaq ne zyren e tij kane mberritur edhe studente, qe kerkojne shpjegime per vlefshmerine e dokumentit, qe i njeh zoterimin e gjuhes angleze.Konkursi per 27 pozicione pune ne administraten publike, po ecen ne menyren ?me te mire te mundshme?. Nga verifikimi paraprak u hartua lista me 49 persona.Por ne fazen tjeter, te konkurenteve te 5 nentorit, lista rezulton me 57 persona....Suksese!!!!

Një ditë më parë emisioni ??Stop??, transmetoi skandalin sesi mund të marrësh testin e anglishtes që nevojitet për master. Mjafton të paguash 150 euro dhe pa shkuar fare në provim, këtë diplomë e ke në dorë. Nëpërmjet një kamere të fshehtë, u tregua mënyra e marrjes së këtij testi ndërkombëtar të anglisht. Certifikata e njohjes së anglishtes ishte e firmosur nga profesori, Uk Zenel Buçpapaj.
Në lidhje me këtë ngjarje, gazetarët e Stopit nuk e lanë me kaq situatën. Ata shkuan për të takuar vetë personalisht profesor Buçpapajn për ta pyetur nëse kjo firmë ishte e tij apo persona të tjerë kanë falsifikuar firmën e tij.
?Më prit pak më vonë se tani jam duke ikur me këta të krimit ekonomik.
Përpara se të ikësh tek krimi ekonomik, më thuaj a është firma jote kjo këtu apo jo?
Unë gjithmonë i dal për zot asaj që vihet!
Domethënë e keni bërë ju këtë?
Duhet ta shoh mirë, duhet ta shoh e ta kontrolloj aty me numër.
Po ti firmën tënde e njeh?
Duhet ta kontrolloj me numër, tani duhet të shkoj, hajde më vonë. ?

Gjatë orëve të paradites ka qëndruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka dhënë sqarim për të gjithë procedurën dhe këtu ka vend për të hetuar nga organet kopetente.

Share This Video


Download

  
Report form