Kryeministri Edi Rama e quan një situatë të tejkaluar tashmë mungesën e opozitës në parlamentar dhe tani, shqetësimi më i madh është të përballojë me suksese barrën e përfaqësimit edhe të mbështetësve të opozitës, që sipas tij u tradhtuan nga përfaqësuesit e tyrë politikë.
Në takimin Bashkia që Duam me banorë të Gjirokastrës është i vendosur që pavarësisht qëllimit që fshihet pas kësaj lëvizjeje të opozitës, nuk do ta lejojë të shkatërrojnë imazhin e vendit.
Sipas Kryeministrit, edhe ekonomia ka filluar të ndjejë lëkundjet e para nga kriza artificiale që ka krijuar opozita. Ripërsërit dhe frikën e humbjes në zgjedhje dhe hesapet që kanë me drejtësinë, se janë arsyet që i çuan deputetët e opozitës drejt lënies së mandateve.
Gjatë udhëtimit për në Gjirokastër u prit me protesta nga një grup mbështetësish demokratë, por dhe për ta ka një përgjigje.
Gjate paradites, Kryeministri u takua dhe me studentë të Universitetit Eqerem Çabej, të cilëve u kërkoi të këmbëngulnin për t?iu plotësuar kërkesat e tyre për vetting-un e pedagogëve.
Tv Klan