Sapo kryetari i PD, Lulzim Basha ka përfunduar fjalën, opozita është larguar nga seanca. Në foltore është ngritur kryeministri Edi Rama, që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha me fjalët: Sali ta qaj hallin me atë mesazhin që ke marrë. Më tej, Rama ka folur për shprehjen e përdorur nga Basha në Kuvend, që ka thënë: Mos pëllit ti aty? ti mos pëllit.
Rama: Shprehja e neveritshme e kryetarit të PD në foltore që iu drejtua zonjave në podiumin e qeverisë duke thënë me fjalë të pamenduara. Nuk kanë të paktën për disa kohë asnjë mundësi të hedhin baltë zero. Jemi krenarë për këtë që jemi, jemi hapur dhe kemi dhënë mundësi për të gjithë që të kenë një fuqi ndryshimi.