#oranews
Banka e Shqipërisë sheh me shqetësim krizën politike që ka përfshirë vendin kohët e fundit. Guvernatori Genc Sejko deklaroi se të gjitha tensionet politike sjellin pasoja negative edhe në ekonomi. Sipas tij stabiliteti ekonomik është kyç për të vazhduar reformat e nisura dhe për të siguruar rritje ekonomike.
Genc Sejko: "Çdo krizë politike e destabilizim politik do të kishte edhe efektet e tija në ekonomi. Ne si Bankë jemi të intersuar dhe bëjmë thirrje që të ketë gjithmonë stabilitet politik në mënyrë që ekonomia reforma dhe prosperiteti i parashikimeve tona për një rritje ekonomike të jetë e suksesshme."
Edhe akademiku Anastas Angjeli vuri theksin në rëndësinë e qëndrueshmërisë fiskale e monetare në një kohë që politika shqiptare është e përfshirë nga tensionet
Anastas Angjeli: Zbatimi me konseguencë i sistemit tonë monetar, bankar, stabiliteti dhe qëndrueshmëria monetare fiskale edhe në kushtet e tronditjeve politike janët ë domosdoshme dhe duhet të jenë në vëmendjen e të gjithëve.
Deklaratat u bënë gjatë promovimit të librit "Paraja bankat dhe shoqëria", vepër e akademikëve Anastas Angjeli dhe Aristotel Pano. Libri është udhëtim historik i sistemit monetar që nga fillesat deri në kohët moderne
Departamenti i Shtetit i bëri dje thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.
Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn u shpreh se vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mesazhi-i-guvernatorit-te-bsh-cdo-destabilizim-politik-sjell-efekte-ne-nje-ekonomi
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz