Kryeministri Edi Rama u takua sot me studentë në Universitetin "Eqerem Cabej" të Gjirokastrës. Ai shoqërohej nga ministrja e arsimit, Besa Shahini. Rama foli për të rinjtë që ikin nga vendi, problem i cili sipas tij nuk vjen nga qeverisja por nga mungesa e vullnetit të të rinjve. Kryeministri deklaroi se të rinjtë refuzojnë punën në privat dhe priren të aspirojnë një 'rrogë shteti'
"Unë them se nuk është puna në shtet e vetmja zgjidhje për njeriun që është i papunë. Të gjithë mund të kërkojnë punë shteti apo punë në sektorin privat. Të rinjtë sot duan 'rrogë shteti' nuk duan punë. Por nuk fus njerëz në punë. Të rinjtë e refuzojnë punën e privatit sepse thonë dua të punoj jo të bëhem sklalv. Por zgjidhja nuk është vetëm aspirimi i një pune në shtet", deklaroi Rama.