Edhe studentëve të Universitetit Eqerm Çabej në Gjirokastër kryeministri Edi Rama u kërkoi të këmbëngulnin te kërkesa për Vetting-un e pedagogëve. Ndërsa drejtueseve ju kujtoi se autonomi do të thotë mes të tjerash dhe gjenerim i të ardhurave nga vetë universiteteve.
Kush i thotë se shqiptarët dhe në mënyre të veçante mjekët dhe infermierët po largohen masivisht duhet të përballet me një seri pyetjesh siç ndodhi me këtë studente. Pasi kryeministri nuk e pranon këtë si fenomen vetëm shqiptar, por shumë të zakonshëm sipas tij edhe për vende të zhvilluara në Europë.
Rama mes rreshtave pranon se kryebashkiaku i Memaliajt, i zgjedhur i Partisë Socialiste nuk do të ketë një tjetër mundësi rikandidimim, pasi nuk renditet në listën e atyre që dëgjon çka vendoset si prioritet nga qeveria.
?Nuk na dëgjohet zëri në atë bashki me thënë të drejtën?.
Në Gjirokastër ku do të qëndroje këtë fundjave si pjesë e turit ?Bashkia që duam? kryeministri u prit me protesta nga përfaqësues të opozitës.
Tv Klan