Ora News - Banorët e Astirit në polici

Ora News Lajme 2019-02-22

Views 1

#oranews
Katër prej banorëve të "Astirit" u është dëguar fletëthirrja për tu paraqitur në komisariatin nr 4.

Në komisariat u paraqitën Artan Manushaqe, Gëzim Sadikaj, Lindita Protoduari dhe Altin Qeku.

Sipas banorëve shoqërimi i tyre është bërë me pa të drejtë, dhe po kryhet për të dobësuar rezistencën e protestës së tyre në zonën e unazës.

"Unë protestoj për shtëpinë time. Aty protestojnë me qindra qytetarë ndërsa mua më kanë hapur 2 dosje dhe kjo është e treta për tubim të paligjshëm. Edi Rama ta harrojë nuk ka gjykatë që të na gjykojë pse ne po protestojmë për pronën. Ne na kërcënojnë çdo natë" tha një banor.

Veç të tjerash banorët e Astirit u pyetën dhe për marshimin e bërë një muaj më parë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.

"Me urdhra politikë janë shoqëruar banorë me arsyetimin për të dhënë fakte e rrethana nga marshimi që është bërë në Surrel drejt Dajtit. Këto shoqërime janë bërë me urdhër të Ramës".


I pranishëm me banorët e Unazës tek komisariati nr.4 ishte dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili fletëthirrjet për të dëshmuar, i ka quajtur me urdhër të kryeministrit Rama.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banorete-astirit-ne-polici
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form