Dite jave, e enjte, paradite. Duhej të ishin të gjithë në punë pasi paguhen për t?i shërbyer qytetarëve. Por janë të gjithë në protestën që opozita mbajti para Parlamentit dhe më tej kryesisë së Kuvendit, ku dorëzuan edhe dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Kjo ishte situata në Bashkinë e Kamzës këtë paradite, institucion që drejtohet nga Xhelal Mziu i zgjedhur nga PD-ja. E gjithë administrata është në protestë dhe të vetmin që kishin lënë në bashki në orarin zyrtar të punës, ishte roja e godinës.
Një fakt të tillë e denoncon një qytetar që ka shkuar për të marrë shërbimet, por punonjësit kanë qenë në protestën e opozitës para parlamentit. Një fakt të tillë e denoncoi edhe kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme, ku u shpreh se sheshi u mbush me punonjësit e administratës së bashkive që drejtohen nga të zgjedhurit e opozitës.