Report Tv-LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë unanimisht pro djegies së mandateve

Report TV 2019-02-18

Views 0

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera opozitare janë shprehur unanimisht pro vendimit që mori Lulzim Basha për djegin e mandateve të deputetëve si rrugë e vetme. Pas zyrtarizimit të vendimit të Bashës në mbledhjen e grupit, kryetar i PD-së, mblodhi aleatët opozitarë të cilët e mbështetën nismën. Ndërsa e fundit që foli nga aleatët ishte LSI-ja.

Pas mbledhjes së grupit pasditen e sotme në orën 17:00, kryetarja Monika Kryemadhi doli në një deklaratë për mediat ku u shpreh se i bashkohet qëndrimit të Partisë Demokratike se rruga e vetme është djegia e mandateve të deputetëve referuar situatës politike ku ndodhet vendi. Sipas burimeve për Report Tv mbledhjen e grupit të LSI-së është shoqëruar me debate, pasi një pjesë e deputetëve ishin kundër, por në fund u vendos djegia e mandateve.

Share This Video


Download

  
Report form