Ora News – PD, LSI dhe aleatët pro djegies së mandateve

Ora News Lajme 2019-02-18

Views 0

#oranews #opozita #djegiaemandateve
PD, LSI dhe aletatët janë bashkuar njëzëri duke vendosur për të djegur mandatet e deputetëve. E fundit që dha vendimin ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ndërsa më para, edhe aleatët e tjera u shprehën në unanimitet për këtë vendim.

Pas 3 orë diskutimesh në grupi parlamentar të PD propozimi për të djegur mandatet është votuar me unanimitet, edhe pse në mbledhje pati skeptikë për efektin që do të ketë veprimi. Vendimin e komunikoi pas mbledhjes në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i PD-së Lulzim Basha.

Basha: Kanë mbështetur plotësisht zgjidhjen e ofruar nga opozita e bashkuar, e një qeveri trazitore të gatshme për të marrë të gjithë hapat e nevojshme që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me BE përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike autorizoi kryetarin e partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Kryamdhi në një deklaratë për mediat tha se djegia e mandateve është e vetmja rrugë për të rikthyer shtetin e së drejtës.

Kryemadhi: Grupi parlamentar i LSI, vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë. Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat staturore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi.

Edhe aleatët e tjerë, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi pas takimit me Bashën komunikun vendimin. Ata thanë është e domosdoshme largimi i Ramës, për ti hapur rrugë funksionimit të demokracisë.

Mediu: Ne që jemi këtu kemi një koalicion politik dhe elektoral të hershëm dhe kemi detyrimin moral përballë atyre qytetarëve që na kanë votuar, por edhe të atyre që dolën dhe treguan që Rama nuk mund të qeverisë më vendin. Është detyrimi i secilit prej nesh ti përgjigjemi atij zëri të qytetarëve me një qëndrim të përbashkët që ka të bëjë me djegien e mandateve.

Dule: Opozita e bashkuar parlamentare është në kushtet e realizimit të misionit të saj, i cili nuk mbaron me djegien e mandateve të këtij parlamenti ilegjitim, i cili i jep fund qeverisjes ilegjitime të Ramës. Ky koalicion opozitar drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë ditën e nesërme, një ditë ku do funksionojë demokracia funksionale. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetjen sot më shumë se kurrë, jo të mbështetësve tradicionale, por edhe ata që janë të gënjyer nga Rama.

Ndoka: Qytetarët folën qartë, patën mbështetje maksimale për aksionin opozitar, por folën edhe për mandatin e kryeministrit. Ai duhet ta lex...

Share This Video


Download

  
Report form