http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i opozitës Lulzim Basha per nje muaj me radhe paralajmëroi rrëzimin e qeverise Rama, ne çdo takim qe zhvilloi neper Shqipëri e ne cdo deklarate politike; nisur nga ky këndvështrim protesta e opozitës te shtunen dështoi.Skënder Minxhozi: Zoti Basha e vuri stekën më lart se sa duhet bashkë me Zonjën Kryemadhi dhe Zotin Berisha, pritshmëritë që ata krijuan ishin false dhe u pa edhe njëherë ashtu sic ka ndodhur edhe në të shkuarën që pritshmëritë që krijohen në Tiranë nga liderët politikë nuk provohen ne terren me mbështetje popullore. Ky duhet të jetë një mësim politik për organizatoret e protestës.Alfred Lela; Protesta arriti mjaftueshëm qëllime, sigurisht pa rrëzuar Ramën se nuk jemi në kushtet kur qeveritë rrëzohen brenda një dite, asnjë revolucion edhe kur ka qenë revolucion nuk e ka rrëzuar një qeveri brenda një dite.