http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e dyte te protestës, jane disa dhjetëra mbështetës te opozitës qe vijojnë ngujimin ne çadrën ngritur përballe Kryeministrisë. Nata kaloi e qete, edhe per shkak se protesta sapo kishte nisur. Kryetari Basha qëndroi me protestuesit deri rreth orës 5 se mëngjesit, per tu kthyer ne orën 10 te se dielës. Takoi protestuesit per t?u dhëne me shume kurajo per vazhdimin e protestës, deri te realizimin e kërkesës per qeveri teknike, e cila do garantoje liri ne zgjedhjet e 18 Qershorit. Madje sipas Lulzim Bashes edhe mbështetja e ndërkombëtareve po rritet. Organizatoret e protestës ishin kujdesur qe te mos ndihej i ftohti i natës. Shpërndaheshin edhe çaj apo kafe. Protestuesit kërkojnë largimin e Edi Rames nga drejtimi i qeverise. Pasi siç thonë, varfëria ka arritur kulmin. Ne çadër kane kaluar natën edhe deputete. Per Luciano Boçin, ngritja e nje qeverie teknike eshte e padiskutueshme. Ne çadrën e protestës eshte vendosur nje monitor i madh ku transmetohen pamjet live nga protesta. Po ashtu, per te mbajtur lart shpirtin e protestës dëgjohej muzike nga rryma te ndryshme ku nuk ka munguar as tallavaja.