Vijon saga e hakmarrjes së Llanajve në Vlorë/ Atentat 'Çipurit', i vrasin kunatin dhe shokun

Report TV 2019-02-17

Views 1

Një atentat mafioz është shënuar tek "Uji i Ftohtë" në qytetin e Vlorës, me dy të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë Armando Sulejmanit, njohur me pseudonimin "Çipuri", duke e lënë atë të plagosur rëndë. Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit, dhe shoku i tij.

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Babicë të Vlorës. Dyshohet që automjeti të jetë përdorur gjatë atentatit nga autorët dhe të jetë djegur më tej prej tyre në një distancë të largët, për të humbur gjurmët. Aty policia gjeti tre armë kallashnikovë.

Share This Video


Download

  
Report form