Vetëm pak kohë më parë këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pranuan publikisht lidhjen duke i dhënë më në fund përgjigje zërave që qarkullonin për ta. Tashmë që marrëdhënia e tyre është e qartë dhe çifti del publikisht bashkë të gjithë kërkojnë të dinë më shumë.
Gjatë emisionit ?Xing me Ermalin? në Tv Klan ku ishin të ftuar, Genci dhe Eni u pyetën nëse ishin xhelozë për njëri-tjetrin. Ishte Prelvukaj ai që tregoi se në fillimet e lidhjes së tyre Eni i kishte fshirë nga Instagrami hallën pasi ishte bërë xheloze.
Ermal Mamaqi: Do t?iu bëj edhe disa pyetje çiftërore. A jeni xhelozë për njëri-tjetrin?
Genc Prelvukaj: Çfarë të të them Ermal, mi fshiu të gjitha hallat nga Instagrami? E ç?bëra pastaj, njoftova kushërirat dhe iu thash që çdo gjë mund të ndodhë në ditët në vazhdim.
Eni Koçi: Kjo ka një histori? Në fillim ishte si sugjerim, i thash Gencit mos mbaj njerëz që nuk i njeh në Instagram. Ky indiferent më tha mua: Hiqi, bëj çfarë të duash? Dhe unë në fillim e pyeta nëse i njihte nja 2-3 nga ato që kishte dhe më tha që nuk i njihte. Unë po gjumoja ato me arusha në fakt, kur shoh një femër bombë. Nuk e pash fare mbiemrin e saj, direkt e hoqa nga Instagrami. Pasi e hoqa e pyeta se kush ishte? Çfarë thua u përgjigj Genci, ajo është halla ime? Të njëjtën hallë për pak e kam hequr edhe një herë tjetër?
Ermal Mamaqi: Ti qenke e pandreqshme, ndan njeriun nga fisi?
Eni Koçi: E ndava, por e bashkova prap dhe i kërkova edhe falje hallës?/tvklan.al