#oranews #grate #krimnefamilje
Në këtë Shën Valentin numri i grave të mbetur viktimë shkoi në gjashtë. Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është në depresion dhe se dhuna i ka rrënjët në mentalitetin e vjetër dhe gjendjen ekonomike.
Në ditën kur dashuria do të duhet të ishte kryefjalë një tjetër grua u vra në kryeqytet.
Lirie Xhepa e çoi në gjashtë numrin e grave të mbetura viktimë këtë vit, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët apo të afërmit.
Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është në depresion dhe një nga arsyet e dhunës i ka rrënjët tek mentaliteti i meshkujve shqiptar që e konsiderojnë bashkëshorten pronë.
Gëzim Tushi: Shoqëria shqiptare po dëshmon një anormalitet dhe një zhbalancë ekuilibrash brenda saj, të cilat janë konvertuar në një shtim të paimagjinueshëm të krimit në shoqërinë tonë.Është mentaliteti primitiv, patriarkal, maskilist sipas të cilit burri shqiptar dhe në përgjithësi burri ballkanik e konsideron bashkëshorten pronë të tij. Një pjesë e meshkujve shqiptarë kanë filluar ti kenë sytë shumë jeshil, janë xhelozë për gjithçka, nuk pranojnë pjesën e lirisë së gruas, pjesën e personalitetit të saj, pavarësinë që duhet të ketë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjashte-gra-te-vrara-sociologet-shoqeria-shqiptare-ne-depresion
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz