Ora News - Integrimi në BE, Shqipëria të bëjë hapa kyç gjashtë muajt e ardhshëm

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti 2018 mund të jetë shans për integrimin e vendeve të rajonit në BE. Gjatë një takimi në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Frederika Mogherini, i ka shprehur këtë angazhim ministrit të jashtëm Bushati.

Mogherini: Jemi dakord që viti 2018 të jetë një mundësi unike për rajonin në tërësi, dhe Shqipërinë që të përparojë në rrugën e integrimit. Jam e sigurtë se presidenca bullgare do të bashkëpunojë ngushtë me rajonin. Jam e sigurtë se Shqipëria mundet dhe do të përdorë gjashtë muajt e ardhshëm për të bërë hapa kyç.

Shefja e politikës së jashtme vlerësoi reformën në drejtësi si një çelës shumë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë ndërsa ka vënë theksin tek sundimi i ligjit në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/inegrimi-ne-be-shqiperia-te-beje-hapa-kyc-gjashte-muajt-e-ardhshem

Share This Video


Download

  
Report form