Ora News - Ambasadorja franceze: Muajt e ardhshëm vendimtarë për Shqipërinë

Ora News Lajme 2018-07-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja franceze në Tiranë Christina Vasak paralajmëron politikën shqiptare se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, përsa i përket negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në ceremoninë e organizuar për ditën kombëtare të Francës, ajo ka cituar shkrimtarin e madh Ismail Kadare kur u shpreh se populli shqiptar ka luftuar me te gjithë forcën për të shmangur ndarjen nga Evropa. Ndaj ajo theksoi se ky hap është përgjegjësi e të gjithëve.

Christina Vasak: "Shteti më i ri në rajon, Shqipëria, nëse më lejohet të guxoj të citojë Ismail Kadarenë, është gjithashtu shteti më i hapur drejt ndërtimit evropian, sepse siç dëshmon historia, populli i tij ka luftuar me të gjithë forcën e tij, fizike dhe intelektuale, për të shmangur ndarjen nga kontinenti i tij natyror, Evropa.

Puna sapo ka filluar dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, përndryshe takimi që është lënë në qershorin e ardhshëm do të humbet, ose më keq akoma do të prishet.

Barra i bie klasës politike, shumicës dhe opozitës dhe ka të bëjë me të gjithë. Çdo qytetar, i njohur apo i panjohur, i pasur apo i varfër, i rritur apo fëmijë, e meriton atë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadorja-franceze-muajt-e-ardhshme-vendimtare-shqiperine

Share This Video


Download

  
Report form